Juventus ka arritur të fitojë ndaj Hellas Verona me rezultatin minimal 0-1 në fushën e këtyre të fundit.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0, ku bardhezinjtë kanë dominuar ndeshjen, por nuk kanë mundur të gjejnë rrjetën e portës.
Pjesa e dytë ishte pak më ndryshe, ku Verona u përpoq disa herë të shënonte, por nuk ia doli.Në minutën e 60-të, ishte Rabiot i cili shfaqet protagonist përsëri, këtë herë me një asistim dhe Kean dërgon topin në rrjetë duke shënuar dhe golin e vetëm të kësaj ndeshjeje.
Me këtë fitore, Juventus tashmë rënditet në vendin e tretë në kuotën e 28 pikëve, 10 më pak se kryesuesit e ligës, Napoli./ h.ll/albeu.com
Shikoni golin