Taulant Balla ka folur sot nga Kuvendi lidhur me vendimin për bllokimin e votës së emigrantëve në këto zgjedhje.
Sipas numrit 2 të PS, vota e tyre u bllokua nga PD-LSI.
“Vota e emigrantëve është bllokuar nga PD-LSI. Ata kanë bllokuar vendimin e KQZ. Nuk e di arsyen pse PD-LSI kanë shumë urrejtje ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Ne ishim nismëtarët e përfshirjes së tyre. PD-LSI e kanë bllokuar.
Unë i ftoj shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të vijnë në Shqipëri dhe të votojnë. Ne nuk mund të marrim asnjë lloj vendimi që largojnë Partinë Demokratike nga zgjedhjet.
PD sot që flasim nuk ka depozituar ende listat me kandidatët. Dimë ne tani që Luli nuk del sonte të thotë që nuk marrë pjesë në zgjedhje. Qetësohuni. Unë njoh një person që ka kaluar në këto faza. Në fillim i iku dashuria, tani po i ikën mendja. Mos u futni në këto faza se nuk ju bëjnë mirë për shëndetin mendor”, tha Balla. /albeu.com/