Koreja e Jugut mund të marrë frymë lirisht.
Ylli i Tottenham, Son Heung-Min, do të marrë pjesë në Kupën e Botës Katar 2022 pas një frakture të syrit të majtë që e detyroi t’i nënshtrohej një operacioni.
“Përshëndetje të gjithëve. Thjesht doja të gjeja një moment për t’ju falenderuar të gjithëve për mesazhet mbështetëse që kam marrë nga ju javët e fundit. Kam lexuar kaq shumë dhe ju vlerësoj shumë të gjithëve, në një situatë të vështirë që kam kaluar kam marrë shumë mesazhe të bukura.
Unë do të jem në Kupën e Botës dhe mezi pres të përfaqësojë vendin tonë. Shihemi së shpejti”, është shprehur Son./ h.ll/albeu.com