Flakët dalin nga toka, tmerr i vërtetë në Turqi

Banorët e fshatit Gaziemir në Izmir të Turqisë janë duke u përballur prej vitesh me një situatë të pazakontë.

Në dëshmitë e tyre, në një vend ku dyshohet se janë groposur materiale radiaktive shohin të dalë flakë nga toka duke i frikësuar të gjithë.

Banorët janë ankuar se zjarri del në mënyrë të vazhdueshme dhe kjo i ka shkaktuar atyre probleme të mëdha shëndetësore, raporton albeu.com.

Pas inspekstimeve nga autoritetet u konstatua se bëhej fjalë për një territor ku ishin groposuar materiale me përmbajtje alumini, por edhe radiaktive duke përbërë një rrezik të madh për shëndetin e banorëve.

Zjarri që del nga toka është filmuar edhe nga gazetarët duke nxjerrë në pah dimensionin e plotë të tmerrit në këtë vend. /albeu.com


Shtuar 30.09.2020 09:16