Partia Demokratike shtyu deri më 12 nëntor procesin e regjistrimit në primare, ndërkohë që procesi është mbyllur për Tiranën.
Një ditë pas këtij vendimi, një demokrat ka shpallur kandidaturën e tij në primaret për bashkinë e Fierit.
Bëhet fjalë për Ermal Hametajn, i cili është kreu i dhomës së avokatisë në Fier.
Hametaj do të ketë përballë Artur Mahmutajn dhe Edvar Kodhelin, të cilët e kanë shpallur më parë kandidaturën.