Gjatë një interviste me babanë dhe motrën e Gjergj Laçit gazetarja e abcnews ka zbuluar disa detaje të tjera shtetasin, i cili u arrestua ditën e djeshme, pasi akuzohet se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në shtëpi gruan dhe dy djemtë e tij të mitur.
Ata pretendojnë se 52-vjeçari nuk ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve dhe se ai vuan prej vitesh nga sëmundje të shëndetit mendor.
Motra thotë se askush nuk e merrte në punë vëllain për shkak të problemeve mendore. Ajo insiston se i vëllai nuk ka dhunuar as gruan e as fëmijët, duke akuzuar kunatën se ka denoncuar 52-vjeçarin në polici për t’i marrë shtëpinë.
Babi i Gjergj Laçit, Nazif: Djali i sëmurë, nuk e dhunonte gruan. Me ushqime dhe veshmbathje i mbaja unë ata jetonin si ne kohen e komunizmit nuk punonin
Djali vuan nga probleme mendore, nuk kishte thëne se kishte konflikte. Gruan nuk e linte te punonte, kohet e fundit nuk e linte as te dilnin nga shtëpia.
I bëj apel drejtësish ta liroje nga burgu se është i sëmure, bën insulina për diabet .
Motra, Rita: Vëllai ka kërkuar punë por askush s’ja jepte, nuk më kishin treguar për konflikte, kaloi kushte te vështira kur i thane se do i prishej shtëpia për te ndërtuar pallat. Nuk e ka dhunuar gruan, ajo e ka denoncuar që t’i marrë shtëpinë.