Befasuese gjatë finales Boca Juniors-Racing, gjyqtari nxjerr 10 kartona të kuq (VIDEO)

Një finale e “çmendur” është luajtur në Argjentinë për Trofeo de Campeones mes Boca Juniors dhe Racing Club e cila ka përfunduar më herët me rezultatin 1-2, sepse rregulli në futboll nuk të lejonë të luash me më pak se shtatë lojtarë në formacion, ku ndërkohë gjyqtari nuk ka kursyer në total 10 kartona të tillë.

Racing i Fernando Gagos u kurorëzua fitues i kupës për herë të dytë, por ajo që do të mbahet mend në historinë e futbollit është sasia e ndëshkimeve me kartonin e kuq gjatë kësaj finale. Gjithsej dhjetë lojtarë panë kartonin e kuq të dilte nga xhepi i gjyqtarit kryesorë. Shtatë nga Boca Juniors, e cila formalisht detyron të mbyllë ndeshjen para kohës së caktuar pasi nëse një skuadër mbetet me më pak se shtatë lojtarë, duhet të ndërpritet.

Gjithçka nisi në fundin e kohës së rregullt, ku Villa dhe Carbonero u përplasën pas një proteste për penallti dhe arbitri Tejo nxorri për herë të parë kartonin e kuq nga xhepi, duke i dërguar të dy në dhomat e zhveshjes.

Nga atje, kontrolli humbi në kohën shtesë. Në minutën e 100-të Boca mbeti me nëntë lojtarë për shkak të ndëshkimit të Varelës me kartonin e dytë të verdhë dhe më në fund Racing gjeti golin e fitores në minutën e 118-të. Festimet e tij bënë që lojtarët e Boca-s të humbnin durimin dhe kështu u krijua një përplasje mes lojtarëve, ku gjyqtari më pas u detyrua të “abuzonte” me kartonin e kuq.

Gjyqtari Tejo do të jetë një prej arbitrave që do të gjykojnë sfidat në Kupën e Botës Katar 2022, dhe sigurisht është një nga ata gjyqtarë që nuk e kursen kartonin, siç shihet qartë edhe nga kjo sfidë./ h.ll/albeu.com