Detaje të reja në lidhje me arrestimin e 50-vjeçarit Xherxh Laçi, i vilësuar nga policia si radikalist.
Gjatë marrjes në pyetje, Laçi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten e tij Elena. Si dhe dy djemtë, Albanin dhe Sulltanin, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç.
50 vjeçari Laçi ka dëshmuar para oficerëve të policisë dhe të Antiterrorit se nuk i linte fëmijët të dilnin mga banesa për të mos u infektuar.
“Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmifëj dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t’i ruajtur nga e keqja. Nuk foja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin”, ka pohuar Laçi.
Por krahas dëshmisë së tij, dy djemtë dhe nëna e tyre kanë trrguar në prani të psikologëve se ata dhunoheshin sistematikisht.
Tashmë ata janë dërguar në një qendër rehabilitimi.
Xherxh Laçi, i njohur edhe me emrin Gjergj Laçi pritet të dalë të martën në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.