Bjonde me disa kilogramë më pak, Fifi mahnit ndjekësit me fotot e fundit (FOTO LAJM)

Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit Fifi është komentuar shumë pas rënies drastike në peshë. Megjithëse fansat e kanë mbështetur këngëtaren për ndryshimin që vendosi të bëjë, kanë qenë të shumtë ata që e kanë kritikuar se është bërë si “të tjerat”.

Së fundmi, këngëtarja ka tërhequr vëmendjen me disa foto që ka publikuar në rrjete sociale. E dobësuar dhe me flokët bjonde, Fifi duket krejt ndryshe. “Shumë bukur por ti ishe e veçantë, e bukur…ashtu siç ishe. Të donim shumë, ishe e vetmja këngëtare me atë paraqitje që kishe, na mbushje syrin dhe zemrën.”, ka qenë komenti i njërit prej ndjekësve.

Megjithëse autorja e hitit “Pa Galje” ka sqaruar arsyet që çuan në humbjen në peshë, përsëri është përballur me kritika, dhe lidhur me këtë vendosi të reagojë sërish pas një mesazhi që ka marrë në Instagram. Ajo tha se e ka dashur gjithmonë trupin e saj, në çfarëdo lloj forme, qoftë kur ka patur disa kilogramë më tepër apo tashmë që është dobësuar.


Shtuar 28.09.2020 07:29