I shpallur në kërkim për p*rdhunim, arrestohet shkodrani

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, për shkak se i është dhënë masa e sigurisë arrest me burg në mungesë për ”marrëdhënie s*ksuale me dhunë me të rritura”.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie s*ksuale me dhunë me të rritura”.

Nga forca e posaçme “Shqiponjat” e DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. Rr. 35 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie s*ksuale me dhunë me të rritura”.

Personi iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme


Shtuar 28.09.2020 07:27