Ylli kroat i Milanit, Ante Rebic u rikthye në fushë në ndeshjen ndaj Napolit pas dy ndeshjeve mungesë për shkak dëmtimi.
Rebic nuk bëri atë që pritej, tensioni nga rezultati nxorri nga vetja kroatin i cili u ofendoi gjyqtarin në minutat e fundit duke u ndërshkuar me karton të kuq.
Gjykata sportive nuk e ka toleruar aspak, duke e dënuar me dy javë pezullim. Kroati do tëhumbasë ndeshjet me Fiorentinën dhe Sampdorian.
Një javë pezullim edhe dhe 10.000 euro gjobë edhe për trajneri ne Veronas, Ivan Juric, për “kundërshtim të ashpër ndaj venimit të arbitrit, duke përsëritur këtë qëndrim me fjalë mosrespektuese, e duke lënë fushën”. /albeu.com/