Ish-Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se është i lumtur që Twitter tani është në “duart të shëndosha” pasi Elon Musk përfundoi marrjen e tij. Ish-presidenti amerikan, megjithatë, nuk specifikoi nëse planifikon të kthehet në platformën e njohur të rrjeteve sociale.
Trump tha se ka besim se platforma e tij e mediave sociale, Truth Social, duket dhe funksionon më mirë.
“E dua të vërtetën”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij.
Trump u ndalua nga Twitter pas sulmit të 6 janarit 2021 në Capitol Hill. Musk e ka lënë të hapur për të rikthyer llogarinë e Trump, por ish-presidenti amerikan ka thënë se nuk do ta bëjë.