Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka reaguar pas vendimit të ERE për të aplikuar fashën 800 kwh në muajin nëntor dhe dhjetor.
Nga një takim me qytetarë nga Dibra, Balluku tha se fasha 800 kwh nuk është rritje çmimi por heqjen e mburojës që kishte vënë qeveria për ato familje që shpenzojnë shumë energji.
“E kemi thene dhe perseritur pavaresisht disinformimit. Para pak doli çmimi i ri i ERE dhe thonë u vendos rritja e çmimit të energjisë. ERE miraton çmimet, aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Keshtu qe si ndodhi ne shtator dhe ne tetor jemi duke pritur te dhenat sa i perket kosnsumit i cili ka ndryshuar, eshte ulur. Shqiptaret jane sensibilizuar e kane konsumuar 5% e pak se ne tetorin e vitit te kaluar. Në javën e parë të nëntorit presim reshje në zonën e kaskadës së Drinit. Kjo do të sillte që Qeveria të mos e aplikojë as për muajin nëntor fashën 800. Fasha 800 nuk eshte rritje cmimi, por eshte perfundimi i mburojes per te gjithe shqiptaret. Ne mbulojme 1 milione e 90 mije abonente familjare me nje mburoje sociale energjitike qe ka nisur nga muaji shtator i 2021. Por ne do ta vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin”, tha Balluku.