“Mendoi se do të fshihet vjedhjen nën mjekrën e Ismailit”, Berisha: Komision Hetimor për udhëtimet e Ramës dhe “Air Albania”

Kreu i PD-së u pyet nga gazetarët nëse do të kërkonte ngritjen e një komisioni hetimor për atë që e quan abuzim madhor, të fluturimeve të kryeministrit Edi Rama me charter.

Berisha tha se është bërë kërkesa jo vetëm për Ramën, por edhe për kompaninë e fluturimeve “Air Albania”

“Mesa di unë është shpallur sot kërkesa për një komision hetimor edhe për kompaninë offshore Air Albania dhe për fluturimet me Ismailin, që Rama ia ka vënë të tillë emrin duke menduar se mund të fshehë pas mjekrrës së tij vjedhjen miliona euroshe”.

Gjithashtu I pyetur nëse PD do të ketë marrëveshje me partitë e tjera opozitare dhe a do t’u bashkohen ata protestave, Berisha tha: “Cdo po opozitar është I ftuar më 12 nëntor në protestë. Sa u përket zgjedhjeve do të firmosen marrëveshje dhe me partitë e tjera”./albeu.com

 

 

 


Shtuar 28.10.2022 13:00