Ardi Veliu në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, opozita largohet: Të përgjigjet për vdekjen e Lear Kurtit

Prezenca e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore në mbledhjen e Komisionit të sigurisë ka sjellë pakënaqësi dhe debate.

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kërkuar të shtyhet mbledhja, pasi sipas tij i pranishëm është një vrasës, referuar ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.

Salianji bëri thirrje që Veliu të dalë para drejtësisë, ndërsa kryetari i Komisionit, Nasip Naço bëri thirrje për qetësi dhe më pas i dha fjalën Veliut.

Pas kësaj opozita braktisi mbledhjen dhe Salianji dhe Flamur Noka u larguan nga salla, duke bërë thirrje që Ardi Veliu të përgjigjet për vdekjen e Lear Kurtit.

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/2144515722386964