Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë botën e futbollit italian.
Është tronditur shumë edhe Silvio Berlusconi, pronari i Monzas, skuadra e spanjollit të plagosur dhe i transportuar me urgjencë në Niguarda në Milano. Senatori ka telefonuar vazhdimisht drejtorin sportiv Galliani dhe trajnerin Palladino, dy anëtarët e vetëm të klubit që vizituan mbrojtësin në spital.
Të gjithë shokët e tjerë të skuadrës kanë dashur të vizitojnë lojtarin, por nuk është bërë e mundur për shkak të tensionit që ka./ h.ll/albeu.com