Policia italiane ka vënë në pranga 3 shqiptarë që ishin korrierë të lëndëve naroktike. Policia të parën pikasi gruan shqiptare, e cila u pikas e para. 37-vjeçarja po vëzhgohej nga policia pas raportimeve për një “ardhje e ikje të dyshimtë” nga shtëpia e saj në përputhje me një aktivitet të trafikut të drogës.
Kështu, kur ajo doli nga shtëpia një mbrëmje dhe u largua me makinën e saj, agjentët e ndoqën atë. Pas disa qindra metrash, gruaja u ngjit pranë një makine tjetër, në të cilën ndodheshin një burrë dhe një grua; i pari ka zbritur, ka ngarkuar çantën që i dha 37-vjeçarja dhe kjo e fundit është larguar. Menjëherë kanë ndërhyrë policët dhe kanë ndaluar gruan. Në çantën e saj gjetën katër doza kokaine gjithsej 4.5 kilogramë. Më pas nga kontrolli në banesë, iu gjetën tre kilogramë të tjera kokainë dhe rreth 1500 euro cash.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, agjentë të tjerë i kanë ndjekur korrierët, duke i ndaluar në dalje të autostradës Valsamoggia. Të dy rezultuan të ishin vetë shqiptarë, 27 vjeç ai dhe ajo 22, burrë e grua me banim jashtë rajonit. Menjëherë policët kuptuan se në makinë ishte krijuar një ndarje e dyshimtë poshtë timonit: brenda tyre gjetën një dozë me një kilogram kokainë dhe një qese plastike me tre tufa parash, në total 30 mijë euro cash. Më në fund, në shtëpinë e çiftit u gjetën edhe tre doza të tjerë kokaine (tre kilogramë), 1500 euro cash dhe mjete për paketimin e drogës.
Tre shqiptarët u arrestuan të gjithë dhe u dërguan në Dozza: ata shpjeguan se ishin thjesht “ndërmjetës” për dërgimin e drogës. Hipoteza e hetuesve është se ato janë futur në të vërtetë në një kontekst më të gjerë të tregtisë së drogës. Gjyqtarja e hetimeve paraprake Maria Cristina ka vendosur masën e paraburgimit në burg./albeu.com
