Deklaratat e Bozos për Enverin, deputeti i opozitës: Nëse do ishte në Gjermani, do arrestohej

Lidhur me deklaratat e kandidates numër një nga radhët e PS për Tiranën, Luljet Bozos lidhur me regjimin komunist, ka reaguar edhe deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni.

Gjoni deklaroi nga foltorja e Kuvendit, se nëse do të ishte bërë një deklaratë e tillë në Gjermani, ajo do të ishte arrestuar.

Sipas Gjonit, personat që glorifikojnë  periudhën komuniste nuk duhet të jenë pjesë e Parlamentit shqiptar.

“Ta dini edhe ju që jeni në listë dhe ju qe jeni përjashtuar nga listat, e Tiranës sidomos. Ta dini ju që jeni në listën e Tiranës që keni pranuar të fusni emrin tuaj me në krye një person që glorigikon regjimin komunist. Kjo rezolutë thotë: Regjimi totalitar i Enver Hoxhës u karakterizuar nga dhunimi i të drejtave të njeriut, vrasjet individuale dhe kolektive, me dhe pa gjyq, vdekje në kampet e përqendrimit, vdekje nga torturat, puna skllavëruese, gjenocidi për shkak të origjinës apo trashëgimisë së pronës.

E di kjo zonjë Bozo që ekziston një rezolutë tjetër në 2016 është miratuar nga ky parlament, për dënimin e krimeve  të regjimit komunist ndaj klerit fetar. Janë arrestuar me dhjetar njerëz besimtarë, mos harrojmë krimet ndaj klerit katolik në Shqipëri

Dhe kjo pa pikë turpi del në studio televizive dhe thotë se po ti vëmë në peshorë ajo periudhë ka pasur më shumë të mira sesa të këqija. Me c’të drejtë e thotë një gjë të tillë kjo zonjë që udhëheq listën e partisë në pushtet. Me ctë drejtë?! Kjo në Gjermani do të ishte arrestuar sipas ligjeve  gjermane në fuqi.  Po të marrim praktikën e gjyqeve të Nurembergut, asnjë prej këtyre personave qoftë ata që glorifikojnë apo ta që kanë shërbyer nuk duhet të ishin për të kërkuar vetëbesim, për tu futur në këtë godinë, tha Gjoni.


Shtuar 16.03.2021 11:12