Vesh fustanin e nusërisë, Oriola Marashi: Jam “martuar” aq shumë herë (FOTO LAJM)

Oriola Marashi e ka modelingun profesion dhe është e apsionuar pas tij.

E kemi parë të vishet e të jetë imazh i shumë markave, duke nisur nga rrobat e banjos, apo të brendshmet e deri tek fustanet e nusërisë. Për këto të fundit ka modeluar shumë shpesh dhe kjo gjë ka nisur t’i ngrejë disa dyshime për të ardhmen. “Jam ‘martuar’ kaq shumë herë saqë në ditën që do martohem vërtetë kam frikë se do nis të pozoj sikur jam në set”, ka shkruar ajo, krah fotove nga seti i fundit ku nusëroi.

Sigurisht që kjo është vetëm një shaka e modeles, po edhe hallin ja qajmë, se të vishesh kaq herë si nuse, duket sikur ja nxjerr qejfin ditës së vërtetë. Apo jo?

Kujtojmë se modelja po kalon një romacë me Eros Grezdën dhe lidhja e tyre u zbulua rreth nje viti më parë.

Shtuar 16.03.2021 11:03