Antonio Conte: VAR po e dëmton futbollin

“VAR po i bën shumë dëme botës së futbollit”, këto janë fjalët e Antonio Conte pas anulimit të golit të Harry Kane në minutat e fundit të ndeshjes Tottenham-Sporting e cila përfundoi me rezultatin 1-1.

Trajneri italian më pas u përjashtua për shkak të protestave nga gjyqtari holandez Danny Makkelie.

“Do të doja të shihja nëse në një stadium tjetër të madh, me një tjetër skuadër të madhe, ata janë gati të anulojnë këtë lloj goli. Do të doja ta dija”, kështu është shprehur Conte për mediat angleze./ h.ll/albeu.com

“I don’t see honesty…I’m REALLY upset! ” ?


Shtuar 27.10.2022 11:06