Astrit dhe Jasim Avdylaj që ndodhen në masën e arrestit të shtëpisë, janë marrë në pyetje në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.
Marrja në pyetje është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Kurbinit nga Policia e Lezhës, ndërsa agjentët kanë mbërritur në Durrës ku edhe banojnë.
Në kuadër të kësaj kërkese është bërë edhe kontroll banese ku nuk është konstatuar send i kundraligjshëm. Martinaj dyshohet të ketë patur një nga takimet e fundit para se të humbiste çdo gjurmë tek vëllezërit Avdylaj, ndërsa organi i akuzës dyshon se këta të fundit mund të kenë patur dijeni mbi lëvizjet e tij.