Ndoqën rrugën e tij, triumfet e trajnerit shqiptar dhe dy fëmijëve në taekwondo dhe kickboxing

Trajneri shqiptar Aleks Bega rrëfeu në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” rrugëtimin e vështirë që ka kaluar për të arritur këtu ku është sot. Si çdo i ri shqiptar, u largua nga Shqipëria për një jetë më të mirë kur ishte vetëm 16 vjeç. Pas disa kohësh në Greqi, Aleksi nisi të merrej me sport.

Ai tregoi se si fillim nisi thjesht si një dëshirë por më pas arriti të hapte palestrën e tij. Megjithatë, ai nuk do ta kishte menduar se dhe fëmijët do të ndiqnin rrugën e tij. Djali, Iliri dhe vajza, Margarita janë marrë gjithashtu nisën të angazhoheshin në palestër që kur kanë qenë fare të vegjël.

Sot, ata mbajnë mbi supe shumë trofe jo vetëm në taekwondo por dhe kickboxing.

“Në fillim fillova si sportist në Athinë ishte një palestër afër shtëpisë. Nisi si hobi më pas më pëlqeu si sport. Ushtrohesha dy orë çdo ditë. Triumfi i parë ishte kur kalova me kombëtaren shqiptare dhe u ndesha me flamurin shqiptar.

Ishte një kënaqësi të mbash flamurin në gjoks dhe të ndeshesh për atdheun.”, tha Aleksi. lliri tha se nuk e sheh veten larg sportit. Ndërkohë, i pyetur nga gazetari Enkel Demi nëse ka bërë ndonjë ndeshje me të birin, Aleksi shtoi me shaka: “Mundohem t’i shmangem atij”.