“Kupa u mbush”, Berisha njofton protestë për vdekjen e Laer Kurtit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar për një protestë e fuqishme para Ministrisë së Brendshme pas vdekjes së të riut Lear Kurti. Ky i fundit sipas Berishës vdiq si pasojë e dhunës policore.

“Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu”, shkroi Berisha në Facebook.

Rikujtojmë se edhe ditën e premte u protestua para Ministrisë së Brendshme për rreth një orë, protestë e cila nuk u shoqërua me dhunë.


Shtuar 23.10.2022 11:13