Çfarë është “divorci në shtrat” dhe pse çiftet po e praktikojnë gjithnjë e më shumë!

Një në tre persona thotë se fle më mirë vetëm. Nga gërhitja te preferencat e temperaturës, mund të ketë shumë arsye që çifte gjithnjë e më shumë vendosin të thyejnë normën e vjetëruar të fjetjes së bashku. Dhe për shumë prej tyre, ‘divorci’ i gjumit nuk është aspak një shenjë e problemeve në marrëdhënie, por një mënyrë për ta përmirësuar atë.

Ja çfarë përfitimesh keni, nëse zgjidhni të flini në shtretër të veçantë.

1. Mund të bëni një gjumë më të mirë.

Zgjedhja e hapësirave të veçanta të gjumit mund t’ju ndihmojë të bëni një gjumë më të thellë dhe më të mirë. Sipas një sondazhi, më shumë se 25% e çifteve zgjedhin shtretër të veçantë, madje disa preferojnë të flenë në dhoma të ndryshme.

2. Mund të përmirësojë marrëdhënien tuaj

Gjumi i mjaftueshëm është absolutisht thelbësor për mirëqenien tonë të përgjithshme dhe në planin afatgjatë mund të ndikojë gjithashtu në marrëdhëniet tona. Psikologët besojnë se nëse partnerët zgjojnë vazhdimisht njëri-tjetrin, ka një tension që fillon të krijohet me kalimin e kohës dhe përfundimisht mund të çojë në probleme në marrëdhëniet tuaja. Gjumi në shtretër të veçantë mund t’ju ndihmojë të flini shumë më mirë dhe mund të parandalojë shumë probleme në marrëdhënie.

3. Mund të jetë më mirë për shëndetin tuaj

Nëse ndani një shtrat me dikë tjetër, ka më shumë mundësi që gjumi juaj të prishet. Mungesa e vazhdueshme e gjumit mund të çojë në disa komplikime mjaft serioze shëndetësore, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut, diabetin dhe madje edhe probleme të zemrës.


Shtuar 21.10.2022 23:50