Rreth gjysmë milioni euro janë sekuestruar pak minuta më parë në Portin e Durrësit në një autobus që vinte nga Bari, Itali.
Paratë ishin fshehur në tavanin e autobusit, ndërsa agjentët kishin informacion për transferimin e parave dhe e kanë kaluar autobusin në skaner.
Mësohet se shoferi dhe njëherësh pronari i autobusit Elidon Çela dhe shoqëruesi i tij janë vënë në pranga nga policia.
Numërimi i parave vijon ende dhe pritet që në përfundim të mësohet shifra e saktë. Nderkaq autobusi aktualisht mbahet i bllokuar në pikën e dytë të kontrollit në portin e Durrësit./albeu.com