A do të jetë Jozefina Topalli pjesë e partisë së tij? Ja si përgjigjet Murrizi

Deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, rikonfirmoi edhe një herë krijimin e partisë së re.

Sipas Murrizit, deri tani janë mbledhur 4600 firma, ndërsa brenda 30 ditësh do të bëhet legalizimi i subjektit të ri.

“Janë mbledhur 4600 firma, “Lëviza Demokratike” do të quhet. Brenda 30 ditësh do të legalizohet si subjekt i ri”, tha Murrizi.

Ai shtoi se në partinë e re janë “mbi 1415 ish deputetë që prej 31 marsit ‘91”.

Dritan Hila: A është edhe Jozefina Topalli?

Myslim Murrizi: Nuk po merrem me emra konkretë.

Dritan Hila: Do të shpërndaheni në të gjitha qarqet? Do gjeni 140 emra?

Myslim Murrizi: Po, patjetër.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit për një qëndrim të tijin të ashpër ndaj komunistëve dhe eksponentëve të ish regjimit komunist, Murrizi u shpreh: “Nuk është as kauzë as temë anti-komunizmi. Unë kam qenë me idenë që parti të qendrës së djathtë të mos drejtohen nga të majtë.

Në legjislaturën 92-96 PD ka patur 34 deputetë ish të përndjekur politikë. Në kryesi ka patur 19. Sot nga 30 ka 2”./oranews


Shtuar 23.09.2020 19:24