Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dërgohet në spital një person

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”.

Mësohet se një person ka mbetur i plagosur dhe po mjekohet në spitalin e Librazhdit.

Policia ka mbërritur në vendine ngjarjes dhe paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe e mjetit dhe lagështira.


Shtuar 23.09.2020 08:07