Jose Mourinho ishte trajneri i Karim Benzema për tre sezone.
Te Real Madrid nga viti 2010 deri në 2013, portugezi kujton marrëdhenien me qendërsulmuesin përmes rubrikave të “L’Equipe”.
“Topi i tij i Artë është më shumë pasojë e natyrshme e evolucionit të tij natyror, sesa rezultat i një obsesioniu personal. Kur isha trajneri i tij ai ishte një futbollist shumë i talentuar, në kërkim të identitetit të tij si një lojtar i nivelit më të lartë, me ambiciet e duhura dhe kondicionin e duhur fizik.
Doja që ai të rritej sa më shpejt dhe e kisha të vështirë. E korrigjova në të gjitha detajet, kilogramin minimal dhe minutën minimale të vonesës në stërvitje. Nuke di nëse kam pasur ndikim në evolucionin e tij, vetëm ai e di, por karakteri i tij i fortë e ka lejuar të përparojë”, është shprehur Mourinho./h.ll/albeu.com