Ditën e sotme po mbahet Komisioni i Ligjeve në lidhje me hapjen e dosjeve por duket se kjo është shoqëruar edhe me debate të forta diskutimi.
Gjatë diskutimeve, Alibeaj ka kvrkuar hapjen e të gjitha dosjeve si edhe të gjithçka që përmbajnë ato duke akuzuar socialistët se po mbronin ish-drejtuesit komunistë të vendit, gjë që ka shkaktuar reagimin e Majkos.
“Nëpër dosje ka edhe detaje, të cilat ndoshta edhe i përndjekuri nuk do që t’i dijë sepse ka të përndjekur që janë detyruar të bëjnë spiunin. Tani vini ju dhe na thoni pas 30 vjetësh që mbrojmë këtë apo atë, kjo nuk ka logjikë. Vini dhe diskutoni këtu si adoleshentë”, tha Majo duke nxitur reagimin e Alibeajt.
“Ti je kokrra e komunistit dhe s’mund të na mbash leksion këtu”, tha Alibeaj, duke nxitur reagimin sërish të Majkos.
“Ik ore budalla..!”, tha ai.
Debati shkoi deri aty sa ndërhyri edhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.