Dietologia ndan recetën ideale të supës për personat mbi 65 vjeç, përbërësi kryesor që e bën të veçantë

Një produkt me shumë vlera ushqyese është kungulli i dimrit. Ja dhe në recetë për ta përdorur!

Supë djegëse me kungull dhe xhenxhefil

Përbërësit:
• 1 lugë gjellë me gjalpë,
• 1 lugë me vaj ulliri,
• 1 filxhan qepë, të prera në kubë,
• ½ filxhan selino të prerë në kubë,
• ½ filxhan presh të copëtuar,
• 1 thelb hudhër të grirë,
• 1 lugë çaji me xhenxhefil të freskët të grirë,
• 4 gota lëng supë pulë,
• 3 gota me kungull të qëruar, pastruar nga farat dhe të prerë në kubë,
• ½ lugë çaji më kripë,
• 2 lugë çaji me sheqër kafë,
• 1/8 lugë çaji me arrë,
• 6 lugë gjellë me kos me % yndyrë të ulët.

Supa rekomandohet të përdoret si një pjatë e parë në vaktin e drekës ose dhe në vaktin e darkës si një pjatë më e lehtë mund të shoqërohet me nje bruskete ne rikota ose gjizë pa kripë për të plotësuar nevojat ditore edhe në proteinë, sipas Rolina Naço, dietologe.

Grupmoshat që rekomandohet të përdoret pak më shpesh janë:
1) mosha e tretë mbi 65 vjec
2) fëmijët
3) personat që kryejnë një ritual të përditëshem shumë të ngarkuar
4) atlet
5) gjatë shtat ëzanisë edhe laktacionit
Ky produkt ushqimor është i pasur në kripëra minerale si : Kalium, Magnes, Zing.