BABALJA/ Shtyhet sërish seanca për Ervin Salianjin, ja kur caktohet e radhës

Është shtyrë në Gjykatën e Apelit seanca për dosjen “Babale”. Seanca e radhës do të mbahet më 9 nëntor, në orën 14.00.

Kujtojmë se deputeti Ervin Salianji e priti vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë me kolegët e tij të Partisë Demokratike. Ditën e sotme pritej që në në Gjykatën e Apelit në Tiranë të jepej vendimi për dosjen “Babale”.

Edhe kësaj radhe, duket se deputetët demokratë e kanë lënë pas “ndarjen” dhe janë mbledhur për t’i qëndruar pranë Salianjit i cili mund të rrezikojë edhe burgun. Ai u shpall fajtor për veprën penale “kallëzim i rremë” në lidhje me çështjen “Babale”./albeu.com

 


Shtuar 17.10.2022 11:28