Real Madrid me një mungesë të madhe ndaj Barcelonës

Ajo që Ancleotti kishte dyshuar gjatë gjithë javës, po konfirmohet 48 orë para “El Clasico”.

Courtois nuk është stërvitur përsëri me skuadrën, ku i cili vuan që nga fundi i muajit të kaluar nga dhimbjet e nervit shiatik.

“MARCA” raportoi dje se dëmtimi nuk ka përparuar me shpejtësinë e pritur dhe se pjesëmarrja e tij varej nga dhimbjet që ka patur belgu. Thuhet se klubi dhe Courtois kanë vendosur që të mos e përshpejtojnë kthimin e tij pasi mund të ketë pasoja negative në të ardhmen./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.10.2022 13:12