U qëllua nga forcat izraelite, humb jetën pas dy javësh 12-vjeçari në Palestinë

Një fëmijë palestinez humbi jetën dy javë pasi u qëllua nga ushtria izraelite pranë qytetit verior të Jeninit të pushtuar në Bregun Perëndimor. Aljazeera shkruan se ministria palestineze e Shëndetësisë e identifikoi fëmijën si Mahmoud Khalil Samoudi 12-vjeçar nga fshati Yamoun në Jenin, duke theksuar se ai u qëllua në stomak.

Ushtria izraelite nuk e komentoi vrasjen. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Autoritetit Palestinez ëafa, Samudi u qëllua më 28 shtator. Atë ditë, një grup i madh ushtarak izraelit bastisi Jenin dhe vrau katër burra palestinezë. Të paktën 40 të tjerë u plagosën në përleshjet e armatosura me luftëtarët palestinezë, si dhe në konfrontime të gjera me të rinjtë.

Forcat izraelite kanë kryer bastisje pothuajse ditore që nga viti i kaluar, veçanërisht të fokusuara në qytetet veriore të Bregut Perëndimor, Jenin dhe Nablus, ku rezistenca e armatosur palestineze po bëhet më e organizuar. Bastisjet e ushtrisë u rritën në mars dhe prill pas një vargu sulmesh nga palestinezët në Izrael që vranë 20 njerëz. Më shumë se 160 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës të rrethuar që nga fillimi i vitit, me një të tretën e atyre në Jenin.


Shtuar 10.10.2022 19:57