Atentat ndaj shqiptarit në Itali, 39-vjeçari në gjendje të rëndë në spital

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, mes së dielës dhe së hënës, në Itali. Breshëri plumbash janë zbrazur ndaj një 39-vjeçari shqiptar, i cili ishte me leje të rregullt në vendin fqinj.

Mësohet se shqiptari është plagosur në këmbë dhe tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ku po merr ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se janë disa pista ku po hetohet. Nuk përjashtohet pista e larjes së hesapeve mes emigrantëve për arsye që duhet në konstatuar./albeu.com

 

 

 


Shtuar 10.10.2022 13:05