Një moshuar është dhunuar mbrëmjen e djeshme nga një person i paidentifikuar në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00 në fshatin Palokaster.
Gazetari Orgest Sako raporton për abcnews.al dhunuesi ka hyrë në banesë duke e rrahur të moshuarën P.Q, 75 vjeçe në shtratin ku flinte, ndërsa i ka shkaktuar fraktura në trup dhe në fytyrë.
Sipas rrëfimit të te moshuarës ajo ka konflikte me dy familje po nga i njëjti fshat të cilët i kanë vrarë bashkëshortin para 3 vitesh dhe ajo dyshimin e ka tek ata.
E moshuara po kurohet aktualisht në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.