Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë mesditën e sotme në zonën e Nivicës në Himarë, ndërsa flakët kanë “përpirë” sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse të cilat nuk kanë lejuar përhepjen e flakëve.
Në afërsi të tokës e cila është përfshirë nga flakët ndodhej edhe një lokal, i cili ka mundur të shpëtojë nga ndërhyrja e shpejtë./albeu.com