Deputeti, Dashamir Shehi ka deklaruar gjatë fjalës së tij në kuvend se duhet të kishte një rritje të pagave deri në 30% pasi kjo sipas tij do të shërbente si stimul për të rinjtë që të mos largohen nga vendi.
“Nuk është nevoja të gjobisim mësuesin apo nëpunësin. Të çlirohemi nga tensioni që kanë familjet në këtë fushë. Bredh poshtë e përpjetë në polici e thotë këta do marrin 7% pastaj thotë rrogat e policëve të rriten. E shikoj që thotë do rriten këto rrogat dhe ato rrogat. Pastaj shkon te teatri i operas. Kjo është një politikë amateriale. Ky vend ka nevojë të ngrihen pagat në mënyrë masive deri në 25-30%. Rritja reale vetëm 10-15% do jetë sepse ndikon inflacioni. Kanë një logjikë pagat si qëndrojnë në raport me njëra tjetrën. Pagat të shkojnë të paktën minimalisht.
Pagat duhen ngritur në bllok. T’i japim stimul rinisë që të mos marrë rrugët. Ky është sinjali më i afërt. Pjesa tjetër do vite dhe dekada. Kjo mund të bëhet nëse heqim dorë nga disa shpenzime të tjera. Duke rritur rrogat kemi hapësirë për të rritur edhe pensionet. Kjo është politikë e guximshme nëse duan të bëjnë diçka. Unë nuk kam as zgjedhje të mrekullueshme por këto dy tre propozime duhen marrë në konsideratë”, tha Shehi./albeu.com