Shkatërrohet banda e fuqishme e kokainës, 5 shqiptarë në pranga

Një grup kriminal i cili hetohej prej 5 vitesh, i njohur si një nga grupet më aktive në trafikimin e kokainës në Evropë është shkatërruar nga autoritetet italiane.

Në operacion u arrestuan 20 persona në të gjithë Evropën, 5 prej tyre në vendin tonë.

5 persona u arrestuan në Shqipëri, 5 në Itali, 2 në Holandë, 2 në Gjermani, 2 në Greqi, 1 në Rumani, 1 në Hungari, 1 në Spanjë dhe 1 në Dubai.

Këto arrestime pasojnë 84 arrestimet e pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi në Itali, Ekuador, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani.

Europol bën me dije se janë sekuestruar 4 ton kokainë dhe mbi 5,5 milionë euro.


Shtuar 17.09.2020 09:45