Një farmaci është djegur gjatë natës në bulevardin Vlorë-Skelë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orën 02:30 e natës dhe dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, mirëpo shkaqet nuk dihen ende.
Ndërkohë, dyshimet e para janë që i kanë hedhur lëndë djegëse.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por raportohet vetëm për dëme materiale.