E rëndë! Shkoi për të votuar, 81-vjeçarja vdes në shkallët e godinës

Bosnja-Hercegovina është tronditur në ditë ne zgjedhjeve, teksa një 81-vjeçare ka humbur jetën në një qendër votimi.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në një qendër votimi në në Grabavicë të Sarajevës, ku e moshuara ka humbur jetën si pasojë e një sulmi epileptik. Ajo kishte shkuar për të votuar, por ndërroi jetë në shkallët e godinës. Mjekët bënë të pamundurën për të shpëtuar gruan, por fatkeqësisht 81-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte.

Qendra e votimit u mbyll për të paktën një orë, dhe votimi do vazhdojë edhe pas orës 19:00.