Detaji i rëndë nga vrasja në Bathore, viktima kishte urdhër mbrojtjeje

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë në familje që tronditi ditën e djeshme Bathoren.

Jetmira Hasani gjeti vdekjen pasi u qëllua tre herë me armë zjarri nga ish-kunati i saj, Agron Tanushi.

Këta të fundit kishin konflikte pronësie, konflikt i cili ka zgjatur për katër vite,

Detaji që e bën ngjarjen edhe më të rëndë, është fakti se viktima kishte kërkuar edhe një urdhër mbrojtjeje nga kunati i saj, urdhër i cili u miratua në 15 korrik të këtij viti.

Por duket se as urdhri i mbrojtjes nuk e shpëtuar dot 34 vjeçaren pasi ata jetonin në të njëjtën banesë, veçse në kate të ndryshme. /albeu.com/


Shtuar 16.09.2020 13:31