ZYRTARE/ Koeman publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Gironas

Barcelona ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Gironas.

Edhe pse pritej të ndodhte ndryshe, Luis Suarez nuk është ftuar në ekipin e Barcelonës për ndeshjen ndaj Gironës.

Trajneri Ronald Koeman nuk e ka përfshirë sulmuesin uruguaian në listën e futbollistëve të ftuar për miqësoren e sotme.

Së bashku me Suarezin, në ekip nuk është as Arturo Vidal.

Mesfushori është në prag të finalizimit të largimit nga Barcelona dhe transferimit në Inter.

Lista e Barcelonës:

Neto, Iñaki Peña, Arnau Tenas, Semedo, Piqué, Busquets, Griezmann, Messi, Dembélé, Coutinho, Lenglet, Jordi Alba, Braithwaite, Sergi Roberto, De Jong, Junior, Aleñá, Trincao, Pedri, Riqui Puig, Araujo, Cuenca, Konrad.


Shtuar 16.09.2020 12:35