Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në takim kryebashkiakët, dhe fokusi i takimit është menaxhimi i mbetjeve.
Ky takim me kryebashkiakët vjen ndërsa partitë politike po përgatiten për garën e zgjedhjeve lokale. Nga ana tjetër Partia Socialiste ka nisur edhe një ristrukturim nga baza.
Në takim do të jetë e pranishme edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, si edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.
Takimi pritet të nisë në orën 10:00 dhe të zgjasë deri pasdite në 16:00, ku do të ketë disa panele dhe diskutime.
Shikoni KËTU agjendën e plotë.