Barcelona të shtunën zhvillon derbin me liderin Atletico Madrid, pa trajnerin Ronald Koeman.
Holandezi u ndëshkua me karton të kuq kundër Valencias.
Klubi katalan e kishte apeluar këtë vendim, por ka marrë refuzim nga gjykata.
Barça do të udhëhiqet nga asistenti Alfred Schreuder.
Aktualisht, diferenca mes liderit të La Ligës, Atleticos dhe Barcelonës është 2 pikë.