Nuk është Tirana, Silva Bino zbulon dy bashkitë më problematike me COVID-19

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një deklaratë për media nga ku vendosi hapjen e auditoreve dhe heqjen e karantinës për emigrantët nga Greqia e Maqedonia, teksa do të jetë në funksion ora policore 06:00-22:00.

Ndërkohë shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino ka zbuluar dhe dy bashkitë të cilat janë më problematike përsa i përket situatës së pandemisë.

Sipas Binos, bëhet fjaleë për Bashkisë së Kukësit dhe të Lezhës.

” Unë dua të them është se aktualisht të gjitha bashkitë e mëdha kanë një rënie të incidencës, përveç Bashkisë së Kukësit dhe të Lezhës. Gjatë gjithë kohës së pandemisë ne nuk kemi patur një incidencë kaq të ulët të pandemisë në vend. Ajo që është më e rëndësishme është ulja e incidencës së vdekjeve, megjithëse vijojmë ende të kemi persona të cilët po humbasin jetën si dhe vijojmë të kemi persona të shtruar në spital. Duke patur parasysh që vdekjet më të larta janë mbi personat mb 60-vjeç dhe nëse shohim grafikun vaksinimi ka një impakt të mirë në uljen e rasteve të vdekjes në këtë grup moshë. Deri në fund të vitit ne do të kemi një shtrirje tepër të madhe të vaksinimit. Përqindja e përhapjes së vaksimit ka filluar të matet dhe Gjirokastra është qarku me numrin më të lartë të vaksiinimeve, kjo lidhet dhe me moshën e lartë të popullatës në këto zona. Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta dhe strategjia që kemi ndjekur nga Britana e Madhe është një strategji e cila ka sukses.”, tha Bino.


Shtuar 5.05.2021 13:22