“Më i bukuri në karrierë”, goli fantastik i Uzunit ndaj Izraelit reklamohet nga UEFA (VIDEO)

Shqipëria doli e mposhtur nga transferta e Tel Aviv, ku Izraeli triumfoi me shifrat 2-1. Golin e vetëm për kombëtaren shqiptare arriti ta shënonte sulmuesi i Granadas, Myrto Uzuni.

Një “perlë” e shënuar nga lojtari beratas, i cili pas kësaj ndeshje nuk nguroi ta quante si realizimin më të mirë në karrierën e tij.

Ky gol i shënuar fluturimthi nga Uzuni ka marrë vëmendjen e UEFA-s, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ka treguar për sportdashësit edhe njëherë supergolin e sulmuesit kuqezi, që për fatin e keq tonin nuk mjaftoi për të koleksionuar pikë.