Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pas tre ditësh është nisur sërish drejt Hagës.
Në pamje shihet qartë se Veseli po udhëton në shoqërimin e forcave të Policisë së EULEX-it të cilat janë nisur drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Kujtojmë se Veseli ishte lejuar nga Specialja që të kthehet përkohësisht në Kosovë për ta vizituar babain e tij pasi ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.