Vrasja që shokoi Greqinë: Kush është Eduard Leka, i riu shqiptar që masakroi me thika pensionistin e pasur

Vrasja e pensionistit 68-vjeçar George Tsantilas, në vjeshtën e vitit 1993, kishte pushtuar shtypin dhe mediat e kohës në Greqi. Kryesisht sepse dyshimet e policisë dhe hapat e parë të hetimit, i çelën derën një bote të errët, me të cilën shoqëria greke nuk ishte mësuar.

Policia gjeti trupin e pajetë të ish-agjentit të pasurive të patundshme në studion e tij, të masakruar me thika. Shtëpia ishte e kthyer përmbys, shenjë që tregoi se motivi kryesor i vrasjes ishte grabitja. Por nuk kishte asnjë shenjë që tregonte se autori kishte hyrë me forcë në banesë. Edhe bishtat e dy cigareve të markave të ndryshme do të kishin qenë thjesht një detaj i parëndësishëm nëse viktima do të kishte pirë ndonjëherë duhan – por Chantilas nuk ishte duhanpirës. Pra brenda shtëpisë së tij ishin futur dy persona.

Policia u informua se 68-vjeçari frekuentonte shpesh “sheshin Vathis”, një vend i njohur për homoseksualët. Pra me shumë gjasa, autorët kishin hyrë në shtëpi me ftesë të vetë burrit të vrarë. Policia kontrolloi të gjithë vizitorët e rregullt në sheshin Vathis, u bënë dhjetëra arrestime, por gjurmët e gishtave të të dyshuarve nuk u identifikuan kurrë me ato që u gjetën në banesën e viktimës. Çështja u mbyll!

Deri më 20 janar 2002, shqiptari 28-vjeçar Eduard Leka hyri në Komisariatin e Policisë dhe tregoi se kishte vrarë një burrë në Athinë në 1993. Policia as nuk e besoi, por pas veprimit të tij kishte një pendim. Leka ishte një nga dy autorët e vrasjes së Chantilas në 1993.

Në rrëfimin e tij, ai bëri me dije se dy vjet pas krimit ishte larguar nga Greqia për të vijuar me vjedhjet në Shqipëri, ku u arrestua nga policia lokale dhe u burgos. Brenda burgut, gjithçka ndryshoi për të. Njohja e tij me një prift ungjillor, i cili herë pas here vizitonte të burgosurit dhe zhvillonte biseda me ta, e bëri Lekën që të “përqafonte” krishtërimin. Sa më shumë që “ndizej” ndjenja fetare brenda tij, aq më shumë pendohej për vrasjen e 1993. Kur u lirua nga burgu në Shqipëri, ai bëri atë që besonte se do t’i sillte shpengimin: rrëfeu të vërtetën në polici, shkruan Policenet.

Të habitur, ata kontaktuan departamentin e vrasjeve në Athinë. Këta të fundit nuk mund t’u besonin veshëve të tyre: Eduardi po u tregonte atyre për skenën e krimit me detaje që vetëm dikush që e ka dëshmuar mund ta dinte. Krahasimi midis shenjave të gishtërinjve të gjetur në banesën e vrasjes tregoi se fajtori më në fund ishte gjetur. Çështja u rihap dhe kaloi në gjyq, por më në fund vrasja u zbardh.


Shtuar 5.05.2021 10:32