Jadon Sancho do të mbetet te Dortmund.
Manchester United duket se janë gati që të heqin dorë nga ndjekja e yllit anglez, Jadon Sancho.
‘Dailystar’ raporton se ‘Djajtë e kuq’ nuk synojnë më shërbimet e lojtarit, së paku jo në këtë merkato.
Asi nga Bundesliga del të jetë shumë i shtrenjtë për skuadrën nga ‘Old Trafford’.
Dortmund kërkoi 108 milionë funte për kartonin e lojtarit, derisa United janë gati të paguajnë vetëm 80 milionë.