Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga COVID-19, 97 qytetarë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 97 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja në Facebook.
Të shëruarit po shtohen dita ditës duke shtuar shpresat në luftën me COVID-19.